RTSH 24 Live

Aktualitet

Trafik dhe shitje të lëndëve narkotike, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë

2 orë para

Trafik dhe shitje të lëndëve narkotike, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë

Një punonjës i policisë me detyrë inspektor është pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit pasi dyshohet për shpërdorim të detyrës dhe prodhimin e shitjen e narkotikëve.

30-vjeçari me inicialet B.D është njohur me masën e sigurisë nga gjykata e Fierit pasi iu dokumentuan aktiviteti i tij i paligjshëm i shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotikëve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu masë sigurimi personal i është caktuar nga Gjykata e shkallës së parë të Beratit një punonjësi policie me iniciale A. Ç. 57-vjeçari është pezulluar pasi dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme, kundrejt përfitimit të vlerave monetare”, theksohet më tej në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/