RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë- Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale

3 orë para

Tiranë- Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale

 

 

 

Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga 5 persona për vepra të ndryshme penale. Policia ka bërë me dije se një 41-vjeçar u kap pasi mbante me vete lëndë narkotike heroinë. Dy të tjerë janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, një 30-vjeçar theu masën e arrestit të shtëpisë dhe një 46-vjeçar ra në pranga pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin H. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

/rtsh.al/