RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti – Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim, temperaturat me rritje

3 orë para

Moti – Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim, temperaturat me rritje

E Hënë 23 Shtator 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranesirash, ne mbremje reshje shiu  lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    12/23°C

- Zonat e ulëta     14/28°C

- Zonat bregdetare 16/28°C

Kosova për dt. 23 Shtator 2024 do të ketë  vranesira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C –12°C në mëngjes deri në 23°C –25°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 24 Shtator 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranesira dhe reshje shiu me rrebeshe. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    12/21°C

- Zonat e ulëta     14/25°C

- Zonat bregdetare 16/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari