RTSH 24 Live

Aktualitet

Tirana vazhdon të tërheqë të huajt, rrugët e kryeqytetit të mbushura me turistë

10/08/2024

Tirana vazhdon të tërheqë të huajt, rrugët e kryeqytetit të mbushura me turistë

Tirana është kthyer në një ka kryeqytete me joshës për turistet e huaj të cilët e vizitojnë Ballkanin dhe Europën.  Rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj.

“Jam nga Franca, po bëjmë një tur ballkanik me miqtë e mi, Tirana më pëlqen shumë, do kthehem përsëri”, shprehet turistja.

 “Unë vi nga Italia, do të qëndroj dy javë në Shqipëri, do vizitojmë Beratin, Gjirokastrën dhe Dhërmiun. Jam entuziast, miqtë e mi shqiptar që punojnë në Itali më rekomanduan të vi këtu”, tha turisti.

 “Jemi nga Franca , vimë për herë të parë këtu,  do qëndrojmë 1 javë në Ksamil, nesër largohem nga Tirana . Do rikthemi përsëri këtu, miqtë e mi kishin të drejtë, është bukur”, shprehet turistët.

Turistë e huaj thonë se arsyeja pse ata zgjodhën Shqipërinë për pushime janë miqtë e tyre të cilët ua kanë sugjeruar.

“Unë jam nga Spanja, Shqipëria shumë e bukur, edhe Tirana po ashtu. Me rekomanduam miqtë e mi të vi këtu. Besoj do të kthehem përsëri “, thanë turistët.

“Jam nga Kili,  Amerika e jugut, kam mbërritur dje në vendin tuaj. Miqtë e mi që kanë kaluar pushimet e më thanë se këtu ka njerëz të mirë, ushqim të mirë, plazh të mirë. Ata kishin të drejtë. Do vizitojmë Thethin më pas plazhet në jug”, vlerëson turistja.

Një pjesë e turistëve preferojnë zonat historike dhe kulturore, ndërsa një pjesë tjetër argëtimin dhe plazhet e vendit tonë.

“Unë vi nga Portugalia, kam vizituar qendrën e Tiranës, xhaminë,  kam frekuentuar kafet dhe restorante. Shumë këndshëm këtu. Në Shqipëri më pëlqen kultura, identiteti juaj,  jeni më ndryshe se vendet e tjera të Ballkanit”, tha një tjetër.

“Unë vi nga  Franca, është hera e parë që vizitoj Shqipërinë, më pëlqen shumë . Do të doja të kthehesha përsëri këtu”, shprehet turistja.

Tur-operatorët në kryeqytet shprehen se fluksi i turistëve të gushtit pritet të jetë edhe përgjatë muajit shtator pasi ka prenotime të shumta sidomos nga europianët.

/rtsh.al/