RTSH 24 Live

Botë

Thatësira ekspozon të kaluarën e turbullt të Las Vegasit, liqeni i tharë nxjerr trupat e të vrarëve nga mafia

04/07/2022

Thatësira ekspozon të kaluarën e turbullt të Las Vegasit, liqeni i tharë nxjerr trupat e të vrarëve nga mafia

“Përfundoi duke fjetur me peshqit” është shprehja që mafiozët përdorin për të treguar se kanë vrarë një person dhe se trupi i tij nuk do të gjendet më kurrë. Por ndryshimi i klimës duket se ka gjetur një mënyrë për t’u ngatërruar me punët e mafias, pasi thatësira e madhe dhe e zgjatur në kohë ka nxjerrë në pah krimet e kryera nga mafiozët.

Thatësira në SHBA prej vitesh po than një nga liqenet e Las Vegasit, që mesa duket në të kaluarën ka shërbyer si një ‘varr me ujë” ku mafia zhdukte trupat. Tharja e liqenit ka nxjerrë në pah skeletet e njerëzve të varrë. Së fundi u zbulua një skelet me shenjë plumbi në kafkë, i futur në një fuçi dhe ishte hedhur në liqen katër dekada më parë.

Las Vegasi u themeluar në vitin 1905, ku krimi lulëzoi duke u fshehur pas kazinove dhe pijeve alkoolike. Tharja e liqenit Mead, një rezervuar masiv në lumin Kolorado i krijuar nga Diga Hoover, po nxjerr në pah të kaluarën e turbullt të qytetit të kazinove dhe dritave të shumta.

/rtsh.al/