RTSH 24 Live

Greqi

Tërmeti trondit sërish ishullin e Kretës

28/09/2021

Tërmeti trondit sërish ishullin e Kretës

Një tërmet i ri me magnitudë 5,4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në mëngjes në ishullin e Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Një person mbeti viktimë dhe nëntë të tjerë u plagosën pas tërmetit 5,8 ballë Rihter, që tronditi ishullin e Kretës dje në mëngjes.

Disa shtëpi në zonën e Arkalohorit pësuan dëme të mëdha dhe janë të pasigurta.

Forcat e Armatosura, vullnetarët dhe anëtarët e Kryqit të Kuq Grek ngritën një kamp të përkohshëm tendash.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të vizitojë zonën menjëherë pas kthimit të tij nga Parisi./ ATSH