RTSH 24 Live

Botë

Tërmeti tragjik/ BE do t'i dërgojë Sirisë 3.5 milionë euro ndihmë

08/02/2023

Tërmeti tragjik/ BE do t'i dërgojë Sirisë 3.5 milionë euro ndihmë

Bashkimi Europian ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milion euro ndihmë për Sirinë. Njoftimi i BE vjen pasi Siria kërkoi zyrtarisht ndihmë sipas një skeme të krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore, duke aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Blloku ka njoftuar gjithashtu një vlerë fillestare prej 3 milion euro në ndihmë për Turqinë, pasi vendi aktivizoi po ashtu  Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Megjithatë, dërgimi i ekipeve në Siri është më i ndërlikuar se në Turqia, pasi kontrolli atje është i ndarë midis qeverisë dhe grupeve rebele.

Më shumë se 11,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore kanë humbur jetën si pasoje e tërmeteve të së hënës, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën gërmadhat e ndërtesave të shembura./ BBC

/rtsh.al/