RTSH 24 Live

Kosova

Tensionet në veri/ Kurti: Po përfundon koha që i dhamë KFOR për heqjen e barrikadave

28/12/2022

Tensionet në veri/ Kurti: Po përfundon koha që i dhamë KFOR për heqjen e barrikadave

Kryeministri Albin Kurti ka folur me tone të ashpra lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku ka deklaruar se kriminelët po synojnë destabilizimin e rajonit dhe cenimin e integritetit territorial të vendit. Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Kurti foli prerë duke theksuar se vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të pranohet, ndërsa i rikujtoi KFOR-it afatin për t’i hequr ato.

"Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të pranohet. Kjo kohë dhe hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it dhe një gjë duhet të kuptohet, se nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikafar në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë. Këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac, me mjekër, duke imituar Drazha Mihailoviçin”, tha Kurti.

/rtsh.al/