RTSH 24 Live

Politikë

Tensionet në Kosovë/ Shqipëria, draft për krijimin e Asociacionit, Rama: Punuar nga ekspertë, ja kam dërguar Macron dhe Scholz

08/06/2023

Tensionet në Kosovë/ Shqipëria, draft për krijimin e Asociacionit, Rama: Punuar nga ekspertë, ja kam dërguar Macron dhe Scholz

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se i ka dërguar një draft Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si propozim për formimin e Asociacionit të komunave serbe. Në një konferencë për shtyp, Rama e konsideroi Asociacionin si “nyjën gordiane” të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, teksa shtoi se drafti është punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh.

Sipas Ramës, drafti është dokument konfidencial dhe dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Besoj se krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, uljes së saj në forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Për mua i pakujtueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo Serbisë sepse bëjnë atë që kanë bërë dhe herë të tjera. Palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruaj këtë tekst jo më se çfarë duhet të ketë teksti. Është dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por është dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha Rama.

Rama u ndal edhe te marrëdhënia e Kosovës me aleatët e saj strategjikë, duke  i konsideruar alarmante deklaratat e tyre në lidhje me situatën në Kosovë, teksa u shpreh se uron që Kosova mos të sanksionohet.

Situata në veriun e Kosovës po merr përmasat e një tragjedie  politike për Republikën e Kosovës. Deklarata e aleatëve tanë strategjikë lidhur me këtë situatë janë gjithnjë e më alarmante dhe është e pakuptueshëm arsyeja e ngurrimit të autoriteteve të Kosovës për deskalimin e një situate ku dukshëm çdo ditë e humbura e madhe është Kosova. Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë dhe po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët strategjikë të kombit shqiptarë. Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve më Kosovën po marrin gjithnjë e më shumë tone ultimative, nëse Kosova dhe uroj që të mos ndodhë do sanksionohet për qëndrimin e saj, unë jam këtu për të ndarë me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do të ishte deri në fund Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është që asnjëra nga palët nuk e  do Asociacionit dhe do bëjë çmos që ta shty atë në pafundësi duke mbajtur të hapur krizën”, deklaroi Rama.

/rtsh.al/