RTSH 24 Live

Europë

Telegraph: Ushtria britanike nuk do të 'rezistonte më shumë se dy muaj' kundër forcave ruse

27/03/2024

Telegraph: Ushtria britanike nuk do të 'rezistonte më shumë se dy muaj' kundër forcave ruse

Britania nuk mundi të luftonte me Rusinë më shumë se dy muaj, ka pranuar Zëvendës Shefi i Shtabit të Mbrojtjes.

Gjenerallejtënant Sir Rob Magowan tha se Forcat e Armatosura do të duhet të menaxhojnë "rrezikun operacional" që vjen nga mungesa e burimeve që ai do të donte në luftërat e ardhshme.

Ky konstatim u bw pas shqetwsimeve tw ngritura nga Grant Shapps, Sekretari i Mbrojtjes, qw kwrkojw që të shpenzoheshin më shumë para për mbrojtjen në buxhetin e fundit, por nuk arriti të siguronte një rritje.

"Ne kemi qenë të qartë se duhet të shpenzojmë më shumë para, mbi programin rekord, për atë që ne e quajmë mbrojtje të integruar raketore ajrore."

Shapps foli për nevojën e menjëhershme për të rritur fondet në 2.5% të buxhetit, siç ka premtuar Sunak të bëjë në të ardhmen.

Kjo perspektivë nuk mjafton për forcat e armatosura britanike.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se shuma e parave që shpenzojmë aktualisht për municione që është e rëndësishme nuk përputhet, në përgjithësi, me kërcënimet me të cilat përballemi,” tha Zëvendës Shefi i Shtabit të Britanisë.

“Është gjithashtu e qartë se ne duhet të shpenzojmë më shumë para, përtej programit që kemi, për atë që ne e quajmë mbrojtje gjithëpërfshirëse raketore”, tha ai.

Sir Rob këmbënguli se Britania e Madhe ishte "gati për luftë" megjithëse ai pranoi se nuk ishte e përgatitur për një konflikt të qëndrueshëm kundër Rusisë.

Shapps u tha gjithashtu deputetëve se mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë treguan rëndësinë e luftës me dron për shkak të faktit se ato janë "vdekjeprurëse" por të lira.

/rtsh.al/