RTSH 24 Live

Lifestyle

Telefoni mund të rrisë rrezikun për shëndetin

05/05/2023

Telefoni mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Thirrjet telefonike rrisin presionin e gjakut dhe rëndojnë zemrën, zbuloi një studim i cili u publikua në European Heart Journal.

Ekspertët krahasuan të dhënat për përdorimin e përditshëm të celularit dhe rastet e reja të presionit të lartë të gjakut në 212,046 njerëz të moshës 37 deri në 73 vjeç.

Ata zbuluan se përdoruesit e telefonave kishin një rrezik me rreth shtatë për qind më të lartë për të zhvilluar këtë gjendje, krahasuar me njerëzit që nuk përdornin rregullisht një celular .

Njerëzit që bisedonin për 30 minuta ose më shumë në javë kishin një rrezik rreth 12 për qind më të lartë se ata që përdornin telefona, por shpenzonin më pak kohë në telefonata.

Më shumë se gjashtë orë në javë rrisin rrezikun e presionit të gjakut me 25 për qind.

Rreth një në katër të rritur në Mbretërinë e Bashkuar tashmë ka presion të lartë të gjakut dhe përballen me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër dhe goditje në tru .

Prof Xianhui Qin me bazë në Kinë tha se valët e radios të emetuara nga telefonat kanë qenë të lidhura me presionin e lartë të gjakut.

Ne shpenzojmë pothuajse pesë orë në ditë në pajisjet tona, ku shumica shpenzojnë kohë të gjatë  nga aplikacionet që krijojnë varësi si rrjetet sociale , videot, lojërat etj .

/rtsh.al/