RTSH 24 Live

Kosovë

Takimi në Bruksel/ Vuçiç: Kosova s’pranon Asosacionin. S’duan një Republikë Srpska të re

02/05/2023

Takimi në Bruksel/ Vuçiç: Kosova s’pranon Asosacionin. S’duan një Republikë Srpska të re

Pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk ka pranuar propozimin për Asociacionin.

Vuçiçi ka theksuar se Kosova nuk do që të zbatohet formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

 “Për mua ishte e qartë. Sot arritëm të mbështetemi në mur. Është e papranueshme për ta në draft për shkak të Kushtetutës së Kosovës, që nuk duan një Republikë Srpska të re.

Dhe pastaj arritëm në pikën e tretë, që është situata aktuale. Pas zgjedhjeve të turpshme dhe jolegjitime në veri të Kosovës, ku votuan 3.4 për qind. Si të tejkalohet situata aktuale. BE-ja doli me propozimin e saj, unë e pranova, Prishtina e refuzoi”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se ai shpreson që deri në raundin e ardhshëm në nivel teknik të ketë një reagim për këto çështje. Ndryshe sipas tij, gjithçka po shkon drejt një qorrsokaku të madh.

Përndryshe, kam frikë se të gjithë jemi në një qorrsokak të madh. Unë nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Shpresoj që në raundin e ardhshëm të ketë një reagim të disa të tjerëve që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla, nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, u shpreh Vuçiç.

/rtsh.al/