RTSH 24 Live

Politikë

Sulo: SPAK po prodhon agjendë politike

19/04/2024

Sulo: SPAK po prodhon agjendë politike

Analisti Arion Sulo deklaroi në  “3D nga Alban Dudushi” se SPAK nuk po heton korrupsionin që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës dhe qeveri për Inceneratorët  por po merret me çështjen CEZ-DIA që është çështje e hetuar dhe ka mbi pese vite.

“ Kjo prokurori po prodhon agjendë politike, me qëllim a pa qëllim, nuk e di” u shpreh Sulo.

Ajo që ka më shumë rëndësi për mua, shton ai,  është deklarimet e para të kryetarit të PL-së, Ilir Meta ka renditur disa argumenta për SPAK. Ajo që unë kuptoj në fund të deklaratës , Meta po thoshte; Pse me mua? Pse vetëm me mua dhe jo me të tjerë? Pse vetëm me opozitën?

“Që këtu ka pjesë teatri patjetër që ka. Ka gjysëm të vërteta, ka të vërteta, ka gjera qesharake, konspiracion, dëlir. Për mua vjen nga drejtësia sepse dhe gazetarët e kronikës që mbulojnë SPAK flasin për tre çështje që janë në zhvillim” shtoi Arion Sulo.

Sipas tij, SPAK nuk po heton 17 vendimet në një ditë për Inceneratorët dhe nuk i përmend as emrin Edi Ramës dhe as Erjon Velias.  Prokuroria duhet ë ndjekë faktin se janë 30 milion euro në Bashkia, ndërsa SPAK merret me CEZ-DIA që është e mbyllur.

 

/rtsh.al/