RTSH 24 Live

Botë

Sulmuan ndihmësin e ngushtë të Navalnit, ndalohen dy persona në Poloni

19/04/2024

Sulmuan ndihmësin e ngushtë të Navalnit, ndalohen dy persona në Poloni

Dy persona janë ndaluar në Poloni pasi dyshohet se kanë sulmuar Leonid Volkov, një nga ndihmësit më të ngushtë të krye opozitarit të ndjerë rus Aleksej Navalny i cili aktualisht jeton në Lituani. Lajmi u bë I ditur nga presidenti lituanez Gitanas Nauseda, i cili tha se të dyshuarit do të transferoheshin në Lituani. Në datën 12 mars, Leonid Volkov u sulmua me çekiç jashtë banesë së tij në kryeqytetin lituanez të Vilinusit.

Në atë kohë shërbimet lituaneze të inteligjencës thanë se sulmi ishte vepër e shërbimeve special ruse.  Vetë Volkov fajësoi presidentin rus Vladimir putin.  Para se të sulmohej ishte shprehur për agjencinë e lajmeve rojters se udhëheqsit e lëvizjes së Navalnij të cilit jetonin në azil kishin frikë për jetët e tyre. 

Ish kryeopozitari rus, një nga kritikët më të zëshëm të putin, ndërroi jetë në një koloni penale në artik të muajin shkurt. Autoritetet ruse thonë se Navalnij vdiq nga shkaqe Natyrale. Ndjekësit e tij besojnë se Aleksej Navalnij, është vrarë nga autoritetet ruse, çka është hedhur poshtë nga Kremlini.

Gazetare: E. Pepa

/RTSH/