RTSH 24 Live

Politikë

Suli: Edhe nëse fiton si eurodeputet, Beleri nuk do të lërë mandatin e Himarës

16/04/2024

Suli: Edhe nëse fiton si eurodeputet, Beleri nuk do të lërë mandatin e Himarës

Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, Marin Suli deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se edhe nëse fiton si euro deputet, Fredi Beleri nuk do ta lërë mandatin si krye bashkiak i Himarës.

“Ligji për pushtetin vendor nuk flet për eurodeputet. Ligji pengon që të jetë deputet në Shqipëri nëse je zgjedhur kryetar bashkie, por as ligji as Kushtetuta nuk shprehet për euro deputet. Ligji thotë se nuk bëhesh deputet kur je kryetar Bashkie, apo anasjelltas. Do bëjmë fushatë që Beleri të bëhet euro deputet. Nuk do ta lerë mandatin e kryetarit të bashkisë së Himarës sepse është zgjedhur që të drejtojë bashkinë. Nuk do ta lerë funksionin si krye bashkiak thjeshtë sepse nuk i pëlqen kryeministrit”, tha Suli.

/rtsh.al/