RTSH 24 Live

Politikë

Suli: Beleri ka 300 mijë vota në Greqi. Micotakis e kandidoi, sepse ai fiton

16/04/2024

Suli: Beleri ka 300 mijë vota në Greqi. Micotakis e kandidoi, sepse ai fiton

Fredi Beleri është zyrtarisht kandidat për eurodeputet i partisë “Demokracia e re” të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Marin Suli, sekretar i përgjithshëm i OMONIA-s tha në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH se kandidimi i tij nga Mitsotakis erdhi sepse Beleri ka shumë gjasa të fitojë. Sipas Sulit, Beleri ka 300 mijë vota në Greqi.

Lidhur me qëndrimet kundër në Greqi për kandidimin e Belerit, Suli i konsideroi si normale, teksa tha se “Greqia është vendi që shpiku demokracinë dhe po nuk pati debate është problem serioz”.

Që të bëhesh kandidat për eurodeputet, të paktën brenda ‘Demokracisë së re’, kalon një sërë filtrash dhe je pjesë e një sondazhi sepse ka shumë kandidatë dhe Beleri në sondazhe del se ka mbi 300 mijë vota preferencial. Që të bëhesh eurodeputet duhet të kesh të paktën 200 mijë vota preferenciale, por kjo varet nga pjesëmarrja. Greqia është vendi që shpiku demokracinë dhe po nuk pati debate është problem serioz. Këtu listën nuk e bën një njeri e bënë institucionet e partisë. Nëse Beleri nuk do dilte në sondazhe në pozitë të mirë, Mitsotakis nuk do rrezikojë fitoren e tij dhe të këmbëngulë për Belerin”, u shpreh Suli.

/rtsh.al/