RTSH 24 Live

Sociale

Studentët e Elbasanit dhurojnë gjak, një iniciativë në ndihmë të fëmijëve talasemikë

5 orë para

Studentët e Elbasanit dhurojnë gjak, një iniciativë në ndihmë të fëmijëve talasemikë

Në fakultetin e Shkencave Mjekësore e Teknike në Universitetin e Aleksandër Xhuvanit student dhe pedagogë janë bërë pjesë e një fushate për dhurimin e gjakut. Ata I janë bashkuar ftesës së kryqit të kuq për të ndihmuar fëmijët tasalemikë. Mes tyre ka pasur shumë vullnetarë që e kanë përfaqësuar këtë iniciativë duke dhënë një shembull  dashurie dhe solidariteti.

Ky fakultet prej më shumë se 10 vitesh ka kontribuar në dhurimin e gjakut për fëmijë talasemik, ku ndryshe nga vitet e kaluara vërehet një sensibilizim i lartë nga shoqëria për tu bërë pjesë e këtyre nismave.

Situata e personave me talasemi është përmirësuar mjaftueshëm vitet e fundit, por problem mbeten zonat e Lushnjës dhe e Fierit.

Kryqi Kuqë Dega Elbasan këtë muaj do të ndërmarrë nisma të tjera për sa i takon dhurimit të gjakut, pasi siç theksojnë ekspertët ky muaj është tepër i rëndësishëm për persona apo fëmijë që vuajnë nga  talasemisë.

/RTSH/