RTSH 24 Live

Sociale

Disponueshmëria e barnave në treg, industria farmaceutike: Të rikonceptohet kujdesi shëndetësor

4 orë para

Disponueshmëria e barnave në treg, industria farmaceutike: Të rikonceptohet kujdesi shëndetësor

Debatit  të kahershëm në lidhje me mungesën e barnave  spitalorë dhe atyre në rrjetin e hapur të farmacive,  biznesi farmaceutik I ka dhënë disa përgjigje. Sipas përfaqësuesve të unionit,  sifda urgjente që ka sot vendi lidhet me disponueshmërinë  e barnave e cila në fakt mbetet e kushtëzuar nga buxheti aktual dhe procedurat e prokurimit.

Mungesa e barnave në spital është një kombinim i disa faktorëve.  Aktualisht kemi një sistem prokurimi që nuk konsideron sa e ndjeshme është blerja e barnave dhe se si nuk mund të trajtohet si blerja e një malli çfarëdo, Së dyti, fondi i alokuar për barnat, që ndër vite nuk rritet, vijon të jetë i limituar. Më tej, edhe ky buxhet që sot kemi, nuk është i optimizuar që të përdoret në mënyrë sa më eficiente“, u shpreh Dorian Sadiku, President i Unionit të Biznesit Farmaceutik.

Ministrja e shëndetësisë i sheh sfidat mes palëve të zgjidhshme në përtneritet dhe kërkoi që sëmundja të mos përdoret për politikë.

Nuk duhet të politizohet sëmundja. Kjo është një nga sifdat që unë përballem përditë. Sa herë kemi diskurs politik dhe politika futet në mes , patjetër që fillon të krijohen përbaltje të punës sonë të përbashkët sepse unë mendoj se ne të gjithë këtu si ministri, qeveri apo biznes farmaceutik jemi bashkë kur vjen punë për sëmundje dhe e kemi ndjerë veten si partnerë kur kemi pasur problematika për të furnizuar spitalet me mediakamente jetësore”, u shpreh Albana Kociu, Ministre e shëndetësisë.

Përfaqësuesit e biznesit si  emergjente shohin këto ndërhyrje.

Të kemi një marrëdhënie kontraktuale të drejtpërdrejtë mes palëve dhe efektive. Të përcaktojmë qartë afatet kohore të rimbursimit, për të mos lënë hapësira kohore të gjata midis procedurave 24-mujore. Të shmangim kaosin në farmacitë e rrjetit të hapur sa herë ka ndryshime të indeksimit të barnave të listës së rimbursueshme si dhe të jetë e mundur të garantohet vazhdimësia e trajtimit të pacientit me të njëjtin bar pavarësisht renditjes së tij në listën e barnave të rimbursueshme. Në planin afatgjatë, emergjencat kanë të bëjnë me përafrimin e legjislacionit me BE, si një siguri e mëtejshme për pacientin shqiptar, së shpejti pacient të Bashkimit Europian”, tha Dorian Sadiku, President i Unionit të Biznesit Farmaceutik.

Sadiku, evidentoi gjithashtu  nevojën për një politikë të qëndrueshme të çmimeve, pasi ulja përhershme e çmimeve të barnave nuk është zgjidhje universale për të përmirësuar aksesin në to. Për rrjedhojë nevojiten qasje të balancuara që sigurojnë njëkohësisht përballueshmërinë për pacientët dhe qëndrueshmërinë për bizneset për të investuar në inovacion dhe cilësi.

Të gjitha këto i diskutuan ne konferencën e dyta vjetore mbi Rikonceptimin e  kujdesit shendetësor  vizion për një Shqipëri të shëndetshme“  ku u bënë bashkë të gjithë aktoret , si furnizues, ekspertë të fushës dhe vendimmarrës.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/