RTSH 24 Live

Politikë

Spiropali pret ambasadorin e Egjiptit: Intensifikim i bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve

19 orë para

Spiropali pret ambasadorin e Egjiptit: Intensifikim i bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka pritur të premten në një takim në kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Egjiptit, Hassan Ahmed Shawky.

Sipas njoftimit për shtyp, Spiropali, në këtë takim, ka diskutuar për çështjet si ato “mbi miqësinë tradicionale dhe historike mes dy vendeve, por edhe nxitja e bashkëpunimit ekonomik, intensifikim i bashkëpunimit parlamentar, si edhe bashkëpunimin mes vendeve tona në rajonin e Mesdheut”.

/rtsh.al/