RTSH 24 Live

Botë

Situatë kritike nga përmbytjet në Itali, humb jetën një person. Alarm portokalli në 5 rajone

20/10/2024

Situatë kritike nga përmbytjet në Itali, humb jetën një person. Alarm portokalli në 5 rajone

Italia është goditur nga moti i keq këtë fundjavë, ku për shkak të reshjeve intensive të shiut, nga veriu në jug, gadishulli është nën ujë. Sipas mediave italiane, mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Një djalë 20-vjeçar humbi jetën në Pianoro, pasi vërshimi i ujit mori para makinën me të cilën ai po udhëtonte.

Përmbytjet kanë goditur edhe Ravennan, Modenan, Reggio Emilian, duke krijuar një situatë kritike. Autoritetet kanë vendosur alarmin portokalli në 5 rajone, në Kalabrinë jugore, në një pjesë të madhe të Emilia-Romagna, Veneto, Basilicata dhe në Lombardi.

/rtsh.al/