RTSH 24 Live

Aktualitet

Siguria për Samitin - Mbi 1.500 efektivë në terren, snajperë mbi tarracat e objekteve

28/02/2024

Siguria për Samitin - Mbi 1.500 efektivë në terren, snajperë mbi tarracat e objekteve

Mbi 1.500 efektivë të Policisë së Shtetit u shpërndanë në terren për zbatimin e masave për mbarëvajtjen e samitit për Ukrainën në Tiranën zyrtare.

Efektivët penguan qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore, të cilat ishin bllokuar, e që kishin të bëni me perimetrin e sigurisë në zonën e godinës së Kryeministrisë dhe Pallatit të Kongreseve.

Në tarracat e godinave u panë edhe efektivët e repartit elitë RENEA, të cilët vëzhgonin gjithçka çfarë ndodhte me spajperë.

Ashtu siç e paralajmëroi edhe Policia, në takimet e planifikuara u vunë re masa ekstreme edhe nga autoritetet ukrainase, ku gjatë gjithë qëndrimit të presidentit Zelenski mbrojtja e tij ishte maksimale.

Për ekspertët e çështjeve të sigurisë, pjesëmarrja e liderit të Ukrainës në samite të tilla, i vlen mbajtjes ndezur në tryezat diplomatike të përkrahjes së luftës atje.

Për mbarëvajtjen e samitit Policia e Shtetit ka angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale, Antiterrorin dhe Policinë Rrugore.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/