RTSH 24 Live

Teknologji

Si tingëllojnë planetët? Nga zhurma e Jupiterit te erërat ulëritëse në Mars

28/01/2023

Si tingëllojnë planetët? Nga zhurma e Jupiterit te erërat ulëritëse në Mars

Nga zhurma e fuqishme e Jupiterit deri te ulërima e furishme e sipërfaqes së Marsit. Si tingëllojnë planetët? Për të zbuluar 'tingujt' e pakapshëm, shkencëtarët konvertuan emetimet e radios të mbledhura nëpër misione të ndryshme në valë zanore.

Kakofonia e valëve të plazmës dhe çdo planeti tjetër në sistemin tonë diellor ka zhurmë vërtet mbresëlënëse. Koleksioni përfshin nga zhurma e rrufesë në Jupiter deri te bumi i frikshëm i dritës së yjeve.

Tingujt nga Planeti i Kuq janë bërë të mundur falë mikrofonave në rover që e bëjnë atë sikur 'je vërtet duke qëndruar atje', tha NASA.

Roveri është duke u rrotulluar në kraterin Jezero prej tetë muajsh, duke kërkuar për shenja të jetës së lashtë dhe duke bërë gjithashtu fotografi mahnitëse apo duke regjistruar tinguj.

Regjistrimet audio kanë ndihmuar gjithashtu inxhinierët e NASA-s të monitorojnë motorët, rrotat dhe funksionimin e përgjithshëm të helikopterit Perseverance dhe Ingenuity.

/rtsh.al/