RTSH 24 Live

Sociale

Si po na dëmtojnë celularët? Fizioterapisti: Këshillohet aktivitet fizik

07/10/2024

Si po na dëmtojnë celularët? Fizioterapisti: Këshillohet aktivitet fizik

Të qëndrosh me orë të zgjatura para kompjuterit por edhe me telefon në dorë do të ndikohesh nga pasoja shëndetësore. Dëmtimi i shtyllës kurrizore nga qëndrimi i papërshtatshëm është një njëra nga pasojat serioze që shkakton teknologjia.

Por cilat janë simptomat e para që shfaqen tek individët, atë e tregon mjeku fizioterapist, Sebastian Mjekaj.

Çrregullimet më të mëdha që shfaqen janë tek pjesa cervikale, muskujt e pjesës që qafës”, tha fizioterapisti.

Mjeku fizioterapist thotë se duhet angazhim në aktivitete sportive për të shmangur qëndrimin gjatë ulur. “Këshillohen që individët të lëvizin, të bëjnë aktivitet fizik”, këshillon ai.

Përdorimi i celularit me orë të zgjatura po shkakton pasoja tek të rinjtë e sidomos tek fëmijët. Mbajtja e kokës ulur për të naviguar në internet shkakton probleme tek shtylla kurrizore. Kjo sepse përkulja e qafës shton presionin e ushtruar tek shpina.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/