RTSH 24 Live

Politikë

Shumicë-opozitë përplasen në Komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Keni frikë nga informacionet

25/04/2024

Shumicë-opozitë përplasen në Komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Keni frikë nga informacionet

Ka nisur sërish me debate mbledhja e Komisionit hetimor për Sterilizimin dhe check-up. 

Shkak i debatit në mbledhjen e sotme është bërë rendi i ditës, ku sipas opozitës, duhet fillimisht të mblidhen provat dhe faktet e më pas të miratohet plani hetimor.

Por nga ana e saj, mazhoranca pretendon se për aq kohë sa ekspertët kanë depozituar planin parparak hetimor, të dhënat paraprake janë mbledhur më herët.

Më vjen keq që keni ardhur për të mos hetuar dhe për të penguar hetimin parlamentar. E keni treguar edhe në komunikimin me nënkryetarin dhe kryetarin e komisionit.

As më intimidoni, as më kërcënoni, as më impresiononi. Do ndjek procedurat parlamentare dhe do zbatoj ligjin.

Miratimi i planit fillon në momentin që janë mbledhur faktet dhe provat që mblidhen pasi merren informacionet e kërkuara nga institucione apo kompani, apo palët që kemi vendosur të adresojmë kërkesat për informacion.

Kemi një objekt të komisionit, kemi bërë planin paraprak, si do hetohet sipas kërkesës që ka bërë opozita dy koncesionet sterilizim dhe check-up.

Pasi vijnë kërkesat për informacion kalojmë planin. Ju keni depozituar plan tjetër do e lexojmë, dhe e kemi vënë si pikë të dytë të rendit të ditës.

Meqenëse një muaj ose keni bojkotuar ose keni penguar, sot ta nisim mbarë.

Ke vepruar në mënyrë të turpshme Petro, Kujdes në këtë komision, mos e ngri zërin”, deklaroi Vokshi e cila pretendon se mazhoranca frikësohet nga mbledhja e informacioneve.

Deputetja socialiste Edona Bilali theksoi se pika 1 e nenit 15 është superuar përsa kohë ekspertët e komisionit, të të dyja palëve politike, kanë depozituar planin paraprak të hetimit.

U lexua disa herë, neni 15 është diskutimi, ndahemi në mënyrën si interpretojmë ligjin.

Mua s’më vjen zor? Pika 1 është e superuar. këto ekspertë që zgjodhëm mbi çfarë informacionesh ndërtuan planin paraprak? Është mbledhur, është superuar pika 1 e nenit 15.

S’mund të bëhet plani i hetimit pa u mbledhur të dhënat. Ju e keni depozituar. Të nisim nga hetimi.

Në momentin që do zbatoni rendin e ditës, jo me marifete siç e ndryshoni listimin e rendit të ditës”, u shpreh Bilali.

Përplasje ka pasur edhe mes deputetit socialist Petro Koçi me kryetaren e komisionit, Albana Vokshi.

Koçi ka akuzuar opozitën se po kërkojnë t’u bëjnë shantazh kompanive për t’iu vendosur gjoba, akuzë ndaj së cilës Vokshi iu kundërpërgjigj duke akuzuar mazhorancën se po kërkojnë të mbrojnë abuzimin kriminal.

“Koncesionet kanë filluar me qeverinë tuaj. Keni frikë nga informacionet. Po kërkoni të mbroni abuzimin kriminal. Këto dy koncesione kanë ndikuar në shëndetit dhe jetën e qytetarëve”, tha Vokshi.

/rtsh.al/