RTSH 24 Live

Kulturë

Shuhet në moshën 70 vjeçare aktori i njohur i humorit shqiptar, Arben Shaka

24/01/2022

Shuhet në moshën 70 vjeçare aktori i njohur i humorit shqiptar, Arben Shaka

Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare, aktori i humorit dhe i cirkut të Shqipërisë, Arben Shaka.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët. 

Arben Shaka e ka filluar karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”. Filmat e tij më të njohur janë gjithashtu: Cirku në fshat – (1977); Odiseja e tifozave – (1972); Përse bie kjo daulle (1969) etj.

Shaka njihej për rolet humoristike dhe kontributin në filmat vizatimorë, kryesisht në kohën komuniste. /rtsh.al/