RTSH 24 Live

Sociale

Shuhet Ismail Beka, profesionisti që ndihmoi bujqësinsë dhe turizmin në Shqipëri

06/04/2021

Shuhet Ismail Beka,  profesionisti që ndihmoi bujqësinsë dhe turizmin në Shqipëri

Një nga profesionistët më të mirë për zhvillimin e zonave malore, bujqësisë dhe turizmit në Shqipëri dhe bashkëpunëtor i pakursyer i medias ndër vite, Ismail Beka, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër përmes një postimi në facebook. Zoti Beka nxiti turizmin malor në Malësinë e Madhe, në zonat e thella Alpeve, Thethit, Valbonës dhe në qarqet, Dibrës dhe Korçës, dhe jugut të vendit.
Në 20 vitet e fundit ai u bë frymëzues për qindra të rinj që vendosën të ofronin turizmin në fshatrat e braktisur. Turizmi malor dhe sidomos Thethi është i lidhur ngushtë me emrin e Ismail Bekës.
65 vjeçari kishte më shumë se 40 vite karrierë profesionale. Studimet e larta i përfundoi për inxhinieri industriale dhe më pas e ushtroi profesionin në segmente të ndryshëm të sektorit të bujqësisë e më vonë në Turizëm. Pavarësisht se kishte dalë në pension Zoti Beka vijoi të ishte aktiv në media dhe konsulenca deri në ditët e fundit të jetës së tij.