RTSH 24 Live

Art

Shuhet Çipa, “princi i sotëm” i polifonisë shqiptare

18/02/2021

Shuhet Çipa, “princi i sotëm” i polifonisë shqiptare

Poezia shqiptare ka marrë sot një lajm të hidhur. Në nga përfaqësuesit më të denjë të saj Lefter Çipa është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Familja njoftoi se poeti ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. 
Autor i 18 librave me poezi dhe është autor i rreth 1250 këngësh, Lefter Çipa do të mbetet në mendjen e shqiptarëve si mjeshtri i madh i poezisë popullore. Libra si “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, etj, kanë bërë që Lefter Çipa të konsiderohet si “princi i sotëm” i polifonisë shqiptare.
Por Lefter Çipa konsiderohet edhe si autori i papërsëritshëm i këngëve me vlera të larta artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.
Krijimtari e gjerë e Lefter Çipës e radhit atë ndër emrat që do të mbahen mend gjatë në artin shqiptar.