RTSH 24 Live

Ekonomi

Shqipëria drejt Open Banking, Teknologjia takon Financat

24/09/2022

Shqipëria drejt Open Banking, Teknologjia takon Financat

Në Tiranë është mbajtur Konferenca “Aty ku teknologjia takon financat, për trasformimin dixhital”. Në të morën pjesë aktorë të rëndësishëm të këtyre dy sektorëve bashkë me drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, parlamentit, Qeverisë e Bashkisë Tiranë. 

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Eduard Shalsi tha se, veçanërisht pandemia, i dha një shtysë të fortë bankingut online. Bankat u nxitën drejt investimeve të rëndësishme në fushën e inovacionit. Zoti Shalsi tha se institucionet shtetërore janë ato që tashmë duhet të ecin me ritmin e kohës

Ai ju referua edhe sulmeve të fundit kibernetike kundës sistemeve dixhitale shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë së tyre.

Drejtori i Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla tha se prej dy vitesh janë ndërmarrë ndryshimet e nevojshme ligjore për zhvillimin e Fintech në të gjitha format. Ai tha se dy sektorët, bankat dhe Fintech do jenë komplementare në emër të ofrimeve të shërbimeve më cilësore për qytetarët e bizneset.