Shkolla e mesme Tregtare e Vlorës mbetet e kërkuar nga nxënësit që mbarojnë arsimin 9 vjeçar. Dy profilet e kësaj shkolle, Hoteleri- Turizëm dhe Ekonomi- Biznes vijojnë të nxjerrin breza të rinj profesionistësh. Këtë vit shkolla numëron 450 nxënës, 124 nga të cilët në vit të parë.
“Kemi mbajtur të njëjtin standart këto vitet e fundit, por nxënësit preferojnë më shumë degën hoteleri-turizëm sepse është edhe më afër me tregun e punës”, u shpreh Gjinovefa Xhakaj, Drejtoreshë e shkollës Tregtare, Vlorë.
Kjo shkollë këtë vjeshtë shënon një përvjetor jubile, 100 vjetorin e hapjes së dyerve të saj. Përgatitjet për kremtimin e kësaj ngjarjeje kanë nisur me kohë.
Kjo shkollë hapi dyert më 8 nëntor 1924 e nga bankat e saj kanë dalë personalitete të fushave të ndryshme, si Fatos Arapi, Petro Marko, Jani Minga.
Gazetare: A. Hysaj
/RTSH/