RTSH 24 Live

Botë

SHBA vendos Veton, bllokon njohjen e një shteti palestinez nga Kombet e Bashkuara

19/04/2024

SHBA vendos Veton, bllokon njohjen e një shteti palestinez nga Kombet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga Kombet e Bashkuara, duke vendosur veton ndaj një projektrezolutë të paraqitur në këshillin e sigurimit, me 15 anëtarë, ku asamblesë së përgjithshme të OKB-së i rekomandohej që shteti i Palestinës të bëhej anëtar me të drejta të plota i organizatës. Britania dhe Zvicra ndërkohë abstenuan.  

Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbështesin fuqishëm një zgjidhje me dy shtete. Kjo veto ndërkohë nuk reflekton kundërshton ndaj një shteti palestinez, por vë në dukje se kjo do të ndodhë vetëm pas negociatave të drejtpërdrejta mes palëve,  u shpreh zëvendës ambasadori amerikan në OKB, Robert Ëood, gjatë mbledhjes së këshilli të sigurimit.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dënoi lëvizjen amerikane duke e cilësuar atë të padrejtë, jo etike dhe të pajustifikuar.  Ambasadori palestinez në OKB Riyad Mansour u shpreh në këshill se fakti që rezoluta nuk u miratua nuk thyente vullnetin dhe vendosmërinë palestineze.

Nuk do të ndalim përpjekjet tona, u shpreh ai. Vetoja amerikane ndërkohë u mirëprit nga ministri i jashtëm Izraelit Israel Katz. Ndërsa ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan, duke iu drejtuar 12 anëtarëve të këshillit të sigurimit që votuan pro projekt rezolutës, u shpreh se vota e tyre ishte një tjetër hap drejt mosarritjes së paqes mes dy palëve. 

Përpjekjet e palestinezëve për një anëtarësim të plotë në OKB vijnë  pas më shumë se gjashtë muajsh lufte mes izraelit dhe grupit militant hmas në rripin e gazës si dhe në një kohë kur Izraeli po zgjeron vendbanimet e tij në bregun e pushtuar perëndimor, çka është cilësuar si e jashtëligjshme nga OKB.

Gazetare: E. Pepa

/RTSH/