RTSH 24 Live

Botë

SHBA: S’e shohim Hamasin si autoritet qeverisës në Gazë pas përfundimit të konfliktit

02/07/2024

SHBA: S’e shohim Hamasin si autoritet qeverisës në Gazë pas përfundimit të konfliktit

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel ka deklaruar se SHBA-ja nuk dëshiron ta shohë Hamasin të jetë autoriteti qeverisës në Gazë.

E kemi qenë shumë të qartë gjithashtu se nuk duam ta shohim më Hamasin në krye të Gazës”, tha Patel, duke folur me gazetarët.

Këtë qëndrim e shprehu Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vjeshtën e kaluar kur fliste për “disa parime që Shtetet e Bashkuara i shohin si jo-fillestare kur flasim për të nesërmen e përfundimit të këtij konflikti”, tha Patel.

Ndwrkaq, nga ana tjetwr, presidenti i Turqisw, Erdogan ka deklaruar se asnjw vend nuk ndihet i sigurt pwrfshirw edhe shtetin e tij pwr sa kohw sipas tij agresioni izraelit nuk po ndalet.

 “Asnjë shtet në rajonin tonë, përfshirë Turqinë, nuk mund të ndihet i sigurt për sa kohë që agresioni izraelit nën administrimin e Netanjahut nuk ndalet”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit sot në Ankara.

Ai vazhdoi të komentojë politikën e jashtme të Turqisë, duke thënë: “Ne nuk do të hezitojmë të takohemi me këdo që është e nevojshme”.

/rtsh.al/