RTSH 24 Live

Kosova

SHBA, Kongresi miraton projekt-ligjin për heqjen e kufirit të borxhit deri në fillim të dhjetorit

13/10/2021

SHBA, Kongresi miraton projekt-ligjin për heqjen e kufirit të borxhit deri në fillim të dhjetorit

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së të martën miratoi projekt-ligjin që do të rrisë përkohësisht kufirin e borxhit me 480 miliardë dollarë deri në fillim të dhjetorit.

Duke shmangur një dështim të mundshëm, legjislacioni u miratua sipas linjave partiake me 219 vota 'për' dhe 206 'kundër'. Tani projekt ligji shkon tek presidenti Joe Biden, i cili pritet ta nënshkruajë atë.

Javën e kaluar, Senati miratoi një rritje afatshkurtër të kufirit të borxhit federal në një votim 50 'për' dhe 48 'kundër' pas diskutimeve disa javore.

Të dielën, Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen paralajmëroi për një "sasi të madhe" nëse Kongresi nuk arrin të bëjë një marrëveshje tjetër.

"Një dështim për të rritur kufirin e borxhit ndoshta do të shkaktonte një recesion dhe madje mund të rezultonte në një krizë financiare. Do të ishte një katastrofë", tha Yellen në programin "This Week" të ABC.

Sipas demokratëve, ngritja e kufirit të borxhit është një përgjegjësi dypartiake dhe republikanët duhet ta favorizojnë atë pasi përfshin shpenzimet që burojnë nga administrata e ish-presidentit Donald Trump./AA