RTSH 24 Live

Kosova

Sërish tensione në veri të Kosovës, dy shpërthime me granata

07/12/2022

Sërish tensione në veri të Kosovës, dy shpërthime me granata

Dy shpërthime me granata kanë ndodhur në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut në Kosovë. Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti tha se nuk ka të lënduar e as dëme materiale nga shpërthimet.

“Ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndara. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, tha ai.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar që prej mbrëmjes së 6 dhjetorit, ku grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata. Edhe ditën e djeshme në veri të Kosovës janë shënuar 6 shpërthime me granata.

/rtsh.al/