RTSH 24 Live

Kosova

Serbët e  Kosovës protestojnë kundër planit të qeverisë Kurti për riregjistrimin e automjeteve

23/11/2022

Serbët e  Kosovës protestojnë kundër planit të qeverisë Kurti për riregjistrimin e automjeteve

Serbët që jetojnë në Kosovë kanë protestuar këtë të mërkurë në disa komuna në veri, si Mitrovicë e veriut dhe Graçanicë, njofton RTSH. 
Protetstat janë organizuar kundër planit të qeverisë Kurti për riregjistrimn e automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia që Prishtina i konsideron të jashtëligjshme. Pak kohë më parë, "Lista serbe", partia më e madhe e serbëve të Kosovës, njoftoi tërheqjen e serbëve nga të gjitha institucionet e vendit, duke e kushtëzuar rikthimin me tërheqjen e vendimit të qeverisë kosovare për riregjistrimin e automjeteve. 
Pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve, kryeministri kosovar Albin Kurti nuk është tërhequr nga vendimi i tij, por ka shtyrë deri në datën 24 nëntor fillimin e zbatimit të fazës së dytë të planit, që parashikon gjoba kundër drejtuesve të automjeteve që nuk kanë kryer riregjistrimin. Kjo pas kërkesës së paraqitur nga Shtetet e Bashkuara për një shtyrje të tillë. 
Ndërkaq, mediat kosovare kanë bërë të ditur se pasditen e së mërkurës kryeministri kosovar Kurti do të jetë në Mitrovicë, ku pritet t’u paraqesë banorëve të asaj komune buxhetin e vitit 2023.


                
/ rtsh.al /