RTSH 24 Live

Politikë

Seanca në GJKKO, Sali Berisha refuzon sërish të paraqitet

20/11/2023

Seanca në GJKKO, Sali Berisha refuzon sërish të paraqitet

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur as këtë të hënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore të BKH, sikundër e detyron vendimi i GJKKO-së.

Kjo është hera e dytë që ish-kryeministri refuzon të zbatojë këtë vendim. 

Berisha e ka quajtur anti kushtetues vendimin për masat e sigurisë të marrë për të, sipas tij SPAK duhej ti drejtohej Kuvendit.

Berishës i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. 

Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi i cili ndodhet në burg, po hetohen për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të ish- kompleksit ‘Partizani’. 

Avokatët kërkuan pushim për seancën e ankimit të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për shkak të materialit të shumtë për shqyrtim.

/rtsh.al/