RTSH 24 Live

Politikë

Ruçi jep dorëheqjen, Rama: Do të mbetet këshilltari im më i besuar për strategjitë!

12/06/2021

Ruçi jep dorëheqjen, Rama: Do të mbetet këshilltari im më i besuar për strategjitë!

Kryesocialistiti Edi Rama përshëndeti dorëheqjen nga politika të Kreut te parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi.  Duke folur në kongresin e jashtëzakonshëm që po mbahet në Tiranë, zoti Rama e quajti Ruçin mik e vëlla duke theksuar që vendi i tij do të zëvendësohet me shumë vështirësi, pasi do të mbetet këshilltari më i besuar.“Një falënderim të veçantë për shokun tim të vjetër që në këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes time të vogël në gëzime dhe hidhërime dhe që përditë ka qernë një hije e kujdesshme në krahun tim: Gramoz Ruçi. Në një nga ato takime të panumërta kokë më kokë në këto vite, Gramozi më tregoi vendimin e tij për tu tërhequr nga legjislatura e re dhe nga jeta politike aktive. E kuptova në çast që ishte një vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe akoma sot nuk e gjej dot si e qysh do të mbushet boshllëku i tij. Ai do të mbetet këshilltari im më i besuar për strategjitë. Merakun e kam te boshllëku i madh që ai lë pas 30 vjetësh. Të dish të dalësh nga politika aktive dhe të zbresësh në kohën e duhur, është art më vete. Dashtë Zoti ta kem edhe unë këtë art.” tha kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama.