RTSH 24 Live

Aktualitet

Rruga Thumanë-Fushë-Krujë, punimet vështirësojnë qarkullimin e automjeteve

27/05/2023

Rruga Thumanë-Fushë-Krujë, punimet vështirësojnë qarkullimin e automjeteve

Që prej datës 23 maj kanë nisur punimet në rikonstruksionin e aksit rrugor Thumanë- Fushë Krujë.

Një aks mjaft problematik ndër vite, nga fluksi i qarkullimit të automjeteve, ndërsa në sezonin veror me ardhjen e turisteve në bregdetin e vendit lëvizja e automjeteve bëhej akoma më e vështirë.

Për drejtuesit e automjeteve rruga është një domosdoshmëri për tu mbaruar por kanë sugjeruar të punohet vetëm natën.

Si rrjedhojë e punimeve në rikonstuksionin e kësaj rruge, automjetet nga fshati Luz pranë Fushë Krujës lëvizin në aksin e vjetër.

Për rrjedhojë qarkullimi bëhet më i vështirë, nga devijimi i rrugës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se punimet në këtë aks rrugor do të vijojnë për 21 ditë ndërkohë që trafiku do të devijohet në disa akse rrugore.

/RTSH/