RTSH 24 Live

Lifestyle

Rreth 150 kilometra bregdet, grupi i ishujve të pabanuar indonezian del në ankand

23/11/2022

Rreth 150 kilometra bregdet, grupi i ishujve të pabanuar indonezian del në ankand

Një grup ishujsh indonezianë të njohur si Rezerva Widi është gati të dalë në ankand në atë që mund të jetë një nga shitjet më tërheqëse të pasurive të paluajtshme që ka ndodhur ndonjëherë në Azi.

Mbi 100 ishujt në "Trekëndëshin Koral" të Indonezisë lindore shtrihen mbi 10 mijë hektarë, afërsisht të njëjtën madhësi si Bora Bora. Formacioni përfshin “Bill Bensley”, një prej hoteleve dhe vendpushimeve më ekskluzive të Azisë.

Rezerva Widi përmban disa nga peizazhet më të bukura të Indonezisë, duke përfshirë shkëmbinj nënujorë koralorë, rizoforë dhe rreth 150 kilometra bregdet dhe është e aksesueshme vetëm me avion privat./ CNN

/rtsh.al/