RTSH 24 Live

Art

Romancieri Abdulrazak Gurnah, fituesi i "Çmimit Nobel" në Letërsi për vitin 2021

07/10/2021

Romancieri Abdulrazak Gurnah, fituesi i "Çmimit Nobel" në Letërsi për vitin 2021


Fituesi i "Çmimit Nobel" në Letërsi për vitin 2021 është Abdulrazak Gurnah. "Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021 i jepet romancierit Abdulrazak Gurnah "për penetrimin pa kompromis e plot pasion në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve në greminën midis kulturës dhe kontinenteve", njoftoi Akademia e Çmimit Nobel. Abdulrazak Gurnah ka  lindur në Zanzibar, Tanzani 1948 dhe jeton në Angli.