RTSH 24 Live

Politikë

Rienergjizimi, Klosi mbledh sot drejtuesit e qarqeve

16/04/2024

Rienergjizimi, Klosi mbledh sot drejtuesit e qarqeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi do të mbledhë pasditen e sotme (16 prill) drejtuesit politik të qarqeve.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sotme, e cila vjen në kuadër të rienergjizimit të kësaj force politike.

Mësohet gjithashtu se në takimin e Klosit me drejtuesit politik të qarqeve do të vihet theksi te ecuria e procesit të anëtarësimeve të reja pranë Partisë Socialiste, ndërsa pritet gjithashtu të bëhet edhe një analizë e punës së tyre në terren.

Në mbledhjen e 19 marsit me drejtuesit e qarqeve, Kryeministri Edi Rama vuri theksin te fuqizimi i PS-së, si e vetmja forcë politike në Shqipëri.

Po ashtu, kryeministri kërkoi më shumë punë për rigjallërimin e PS, ku vendosi gjithashtu edhe objektiva për socialistët që të arrinin deri në 50 mijë anëtarësime të reja deri në 12 qershor 2024, kur dhe do të mbahet Kongresi i Jashtëzakonshëm i kësaj force politike.

Partia Socialiste do i nënshtrohet riorganizimit dhe rienergjizimit të saj dhe më 12 maj  do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme me parimin “1 anëtar, 1 votë”.

/rtsh.al/