RTSH 24 Live

Botë

Rekrutimi i Putin/ Zelensky drejtuar rusëve: Luftoni për lirinë tuaj, jo në Ukrainë

29/09/2022

Rekrutimi i Putin/ Zelensky drejtuar rusëve: Luftoni për lirinë tuaj, jo në Ukrainë

Ndërsa Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një amendament ligji që parashikon një dënim me 10 vjet burg për ushtarët që dezertojnë ose refuzojnë të luftojnë gjatë periudhave të rekrutimit, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje rusëve të luftojnë për të drejtat dhe jetën e tyre dhe të heqin dorë nga luftimet në Ukrainë.

"Sa i përket situatës në front, gjithçka është e qartë për ne. Pra, e përsëris edhe një herë, për ata që kuptojnë vetëm rusisht, nëse doni të jetoni, vraponi. Nëse doni të jetoni, hiqni dorë. Ju doni të jetoni, luftoni, për rrugët tuaja dhe për lirinë tuaj, pasi në çdo rast, gjithçka ju është hequr" tha Zelensky.

Më herët Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje ushtareve rus që të ikin ose të dorëzohen sesa të vriten nga forcat ukrainase. Ai siguroi se ushtarët rus që do të dorëzohen do të trajtohen në një “mënyrë të civilizuar” duke mos kthyer askënd në Rusi nëse ata kanë frikë nga pasojat.

/rtsh.al/