RTSH 24 Live

Kosova

Regjistrimi i popullisë së Kosovës, miratohet propozimi i qeverisë Kurti për zgjedhjen e Komisiont të Regjistrimit 

24/11/2022

Regjistrimi i popullisë së Kosovës, miratohet propozimi i qeverisë Kurti për zgjedhjen e Komisiont të Regjistrimit 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. 

Miratimi është bërë më 69 vota të deputetëve, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. 
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të fillojë nga 1 shtatori deri më 16 tetor të vitit 2023.

Anëtarë të tjerë në këtë komision janë votuar Kushtrim Krasniqi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Riza Murseli nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Justina Shiroka Pula nga Akadmeia e Shkencave, Dea Pallaska nga organizata ndërkombëtare në Kosovë, Besart Krasniqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore, Agim Ferati nga Këshilli konsultativ për komunitete dhe Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

 

/ rtsh.al /