Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se, “falë reformës territoriale të vitit 2015, pushteti vendor sot është më i fortë, ka rritur të ardhurat, dhe bashkë me buxhetin e rritur nga qeverisja qendrore ka edhe më shumë autonomi e mundësi për shërbime cilësore”.
Në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor, ai tha se, “bashkitë kanë rritur të ardhurat e veta 166% më shumë se në vitin 2015. Nga ana tjetër ato kanë ulur borxhin me 61% si pasojë e rritjes së performancës”.
Sipas tij, aftësuar për të thithur fonde edhe nga projektet e BE, pushteti vendor në këto 10 vite ka përfituar rreth 46 milionë euro mbështetje shtesë.
Mazniku vuri në dukje se, ka ende shumë punë për të bërë që qeverisja lokale të çojë në një nivel të ri këto zhvillime mjaft pozitive dhe të rrisë cilësinë e efikasitetin e shërbimeve për çdo komunitet dhe të gjithë qytetarët tanë.
Sipas ATSH
/ rtsh.al /