Afatet për regjistrimin e subjekteve ligjore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm duhet të ndryshojnë, në mënyrë që mos të ketë pengesa për realizimin e votës së diasporës.
Deklarata vjen nga kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë seancës dëgjimore në për buxhetin e vitit 2025 në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili tha ka përgatitur shkresën për t’ua dërguar partive parlamentare.
“Shqetësim na ka dalë afati për regjistrimin e kandidatëve. Koha që ne duam për të marrë dhe dërguar fletën e votimit është 30-40 ditë vajtje-ardhje, kështu na është thënë nga operatorët, përfshirë dhe postën shqiptare. Duke marrë këtë të dhenë, paraqitem këtë shqetësim, ndoshta vlen që të paraqitet lista e kandidatëve. E kemi afatin shumë të shkurtër për kandidatët.
Duhet të ndryshojnë afatet e regjistrimit të subjekteve ligjore. Duhet që të përfundojë 40 ditë para datës së zgjedhjeve. E kemi sjellë si shqetësim, e kemi gati. Ja kemi bërë këtë shkresë partive parlamentare”, tha Celibashi.
/ rtsh.al /