Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë në Facebook, pamje të kantierit, ku thekson se vijon puna pa u ndal dhe se deri më tani në këtë lot është realizuar 80% e punimeve.
Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna me ritme të shpejta.
“Unaza e Madhe e Tiranës, ku puna vazhdon pa u ndalur. Ndërtimi i Unazës së Jashtme ku realizimi fizik ka arritur 80%”- shkruan Rama.
Ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në kryeqytet dhe pritet të lehtësojë trafikun, ndërsa do të lidhë Tiranën me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.
Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje.
/rtsh.al/