RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Pas pagës minimale, rrisim edhe pagën mesatare me 900 euro. Shpërblim edhe për pensionistët

29/03/2023

Rama: Pas pagës minimale, rrisim edhe pagën mesatare me 900 euro. Shpërblim edhe për pensionistët

Kryeministri Edi Rama duke folur pas mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se pas rritjes së pagës minimale me 40 mijë lekë do të rritet edhe paga mesatare me 900 euro.

Rama nuk dha detaje të tjera, por një gjë e tillë sipas tij, do të bëhet në ditët e ardhshme.

Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Pas rritjes së pagës minimale, do të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare. Do të kemi një rritje së shpejti të shkallëzuar, detaje që do t’i diskutojmë pas miratimit të aktit që do vijë brenda 10-15 ditët e ardhshme.

Do të publikojmë edhe planin e planin e plotë, i qëndrojmë asaj se do të rrisim pagën e mjekëve dhe infermierëve me 7 për qind”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se do të ketë edhe një shpërblim për pensionistët me 5 mijë lekë të reja kur të marrin pensionin e radhës.  

Sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm por kemi edhe informimin konkret sepse për pensionistët do të ketë 50 mijë lekë të vjetra do të shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të shkojnë për ta”, theksoi Rama.

Z. Rama, a nuk po shkelni Kodin Zgjedhor kur parashikoni rritje të pagave?

Rama: Do kemi një rritje të konsiderueshme tani dhe plani është me dy hapa, që do të thotë një hap atni dhe një hap në vitin e ardhshëm. Jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe s’mund ti themi njerëzve që prisni dhe 4 muaj se kështu është puna. Do e bëjmë tani. Më pas do hedhim një hap

Do bëjmë rritje pagash historike.

Është rritje pagash që ne fakt është ndryshme nga rritjet e tjera, sepse është një reformë e gjithë strukturës se pagave. Është rezultati i reformave, zhvillimeve që kanë ndodhur dhe për të cilat një pjesë e njerëzve thonë: ok i shohim këto, por pse ne kemi ende paga më të ulëta se të tjerët në rajon?

Pikërisht sepse pagat nuk rriten sipas qejfit.

Do bëjmë reformën më të rëndësishme, që është reforma e të gjithë strukturës së pagave në Republikën e Shqipërisë. Pagat do rriten për të gjithë, dhe do impaktojë edhe sektorin privat.

/rtsh.al/