Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në mbrëmje një vizitë në qytetin e Shkodrës për të ndjekur nga afër aktivitetet e planifikuara në kudër të festës së karnavaleve.
Nën shoqërinë e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci, kreu i qeverisë bëri një ecje në pedonale deri tek kinema Millenium, e cila është në rikonstruksion e sipër, ndërsa e vizitoi nga afër.
Kryeministri Rama së bashku me qytetarët e shumtë që ndodhen në shesh, ndoqi nga afër spektaklin e dritave mbi fasadën e Bashkisë.
Lajmi në përditësim...