RTSH 24 Live

Botë

Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s

28/03/2024

Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk ka plan që të sulmojnë vendet e NATO-s. Por, ai shtoi se, nëse perëndimi furnizon Ukrainën me avionë luftarakë F-16, atëherë ata do të rrëzohen nga forcat ruse.

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë , shtetet baltike apo Republikën Çeke , por nëse perëndimi furnizon Ukrainën me avionë luftarakë F-16 , atëherë ata do të rrëzohen nga forcat ruse”, tha Putin.

Kremlini, i cili akuzon SHBA-në se po lufton kundër Rusisë duke mbështetur Ukrainën me para, armë dhe inteligjencë, thotë se marrëdhëniet me Uashingtonin ndoshta nuk kanë qenë kurrë më keq.

I pyetur për luftëtarët F-16 që perëndimi ka premtuar t'i dërgojë në Ukrainë, Putin tha se avionë të tillë nuk do ta ndryshonin situatën në Ukrainë.

“Nëse ata furnizojnë F-16, dhe ata po flasin për këtë dhe me sa duket po trajnojnë pilotë, kjo nuk do ta ndryshojë situatën në fushën e betejës”, tha Putin.

/rtsh.al/