RTSH 24 Live

Politikë

PS-Bashës: Nuk kërkove mocion me debat për progres-raportin e KE-së! Do ta kërkojmë vetë

25/10/2021

PS-Bashës: Nuk kërkove mocion me debat për progres-raportin e KE-së! Do ta kërkojmë vetë

Partia Socialiste do të kërkojë në Kuvend që të bëhet një mocion me debat për progres raportin. Lajmin e ka dhënë në Kuvendi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

"Ne do të kërkojmë mocion me debat për progres-raportin. Nëse nuk e bëni ju bujrum ta bëjmë ne.  Z. Basha, progres raporti i vitit 2021 është më i miri që ka pasur Shqipëria. Kurrë më parë nuk është thënë që Shqipëria ka vazhduar t konsolidojë të gjitha reformat që e ccojnë drejt Bashkimit Europian, i ka përmbushur të gjitha kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për negocitat. Të gjitha detyrat e lëna për reformën në drejtësi konsiderohen si të plotësuara nga Qeveria", tha Balla.