RTSH 24 Live

Kosova

Protestë për mos liberalizimin e vizave, lokali në Prishtinë ndalon hyrjen e shtetasve të BE

25/06/2022

Protestë për mos liberalizimin e vizave, lokali në Prishtinë ndalon hyrjen e shtetasve të BE

Mos liberalizmi i vizave për Kosovën ka sjellë revoltën jo vetëm të qytetarëve, por edhe një bizneseve. Një restorant në Prishtinë në shenjë protesta ka vënë një tabelë ku ndalon hyrjen e shtetasve të BE-së.

“Ndalohet hyrja për qytetarët e BE pa viza” shkruhen në tabelën që është vendosur në hyrje të restorantit.

Revoltën s shprehu edhe vetë presidentja Vjosa Osmani e cila nw samitin e BE tha mes liderwve tw BE se ajo është “e vetmja në tryezë që i duhet të marrë vizë për të arritur në takim” duke u shprehur se populli i saj po diskriminohet.

/rtsh.al/